| Deklarata |
24.05.2005 |
| Deklarata e Konferencës së Partive Komuniste dhe Punëtore të Ballkanit |
Pas një diskutimi produktiv dhe shoqëror, ne partitë dhe organizatat komuniste e punëtore, që u takuam në Selanik më 23 dhe më 24 Prill 2005, kemi vendosur krijimin e “Konferencës së Partive Komuniste dhe Punëtore të Ballkanit”. Sot është bërë akoma më e nevojshme bashkëpunimi i plotë dhe solidariteti midis gjithë forcave të majta, komuniste të vendeve Ballkanike. Për më se një dekadë, Ballkani përbën një fushë të antagonizmave të ashpra ndër-imperialiste, duke përdorur shoviniymat dhe qeveritë e shteteve të nënshtruara lokale ka transformuar zonën në një fuçi baroti dhe fushë lufte. Gjysmë shekulli pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, agresioni është sot një kërcënim i qëndrueshëm. Trupat e fuqive imperialiste, nën emra të ndryshëm si (Kombet e Bashkuara, NATO, SHBA, ONT, Banka Botërore etj.) kontrollojnë shtetet ballkanike, ndërsashumë prej tyre janë lidhur ose duke u lidhur me NATO-n dhe Bashkimin Europian Perëndimor. Pothuaj të gjitha këto shtete ndihmuan SHBA-në dhe Britaninë e Madhe gjatë luftës së padrejtë në Irak. Bazat ushtarake të SHBA-së, NATO-s, dhe imperialistëve të tjerë që janë përdorur për kontrollin e Ballkanit dhe bastisjen e shteteve dhe kombeve të tiera të nënshtruara po. Përballë shtrirjes së agresionit të SHBA kundër popujve të botës, dhe aplikimit të dogmës “Kushdo që nuk është me ne është kundër nesh”, ne duhet të bashkojmë forcat kundër këtyre luftërave në vazhdim , duke zhvilluar lëvizjen kundër-luftës, duke shprehur solidaritetin tonë me të gjithë popujt që luftojnë, sidomos, me atë të Irakut dhe Palestinës. Në tërësi Ekonomia e shteteve të Ballkanit vuan prej politikave neoliberale, të imponuara prej fuqive dhe organizmave ekonomike ndërkombëtare (si FMN, Bashkimi Europian, SHBA, etj.) duke rezultuar në një keqësim dramatik të nivelit të jetesës së popujve. Kapitali shumëkombësh dhe forcat imperialiste diktojnë sot si kurrë ndonjëherë në Ballkanin, duke detyruar vartësinë e mëtejshme dhe plaçkitjen e ekonomive të shteteve ballkanike. Qeveritë dhe klasat sunduese dhe qeveritë e shteteve të tyre të Ballkanit , pa përjashtim, u shërbejnë planeve imperialiste të njërës apo tjetrës fuqi; janë po ato që mbjellin helmin e shovinizmit dhe racizmit, duke vënë në zbatim me përpikmëri politikat e diktuara nga qendra ndërkombëtare të mjerimit të masave punonjëse, duke arritur pasurimin e mëtëjshëm përmes shkatërrimit të ekonomive dhe shfrytëzimit të pamëshirshëm. Në këto rrethana, gjatë gjithë viteve të mëparshme, kanë qënë zhvilluar forma të ndryshme të shovinizmit që konfrontojnë popujt dhe kombet e Ballkanit me njeri-tjetrin dhe prishin lidhjet midis tyre, duke i shërbyer vetëm politikës imperialiste “përça dhe sundo”, duke minuar paqjen, vëllazërinë dhe solidaritetin midis popujve ballkanikë, të cilat janë sot më të nevojshme se kurrë. Organizimi i “Konferencës së Partive Komuniste dhe Punëtore të Ballkanit” do të synojë në rigrupimin, koordinimin, veprimin e përbashkët dhe solidaritetin me sa më shumë forca të mundëshme të Ballkanit. Ato që na bashkojnë ne janë më shumë dhe më të rëndësishme se sa ato që na ndajnë. Sot, konfrontimi me kërcënimin dhe luftën imperialiste , me mizerinë ekonomike si pasojë e neoliberalizmit, me helmin e shovinizmit dhe racizmit që ato mbjellin midis popujve, përbën një nevojë të kohës.
Jashtë shtetet e Ballkanit prej koalicioneve të luftës të NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Gjithë bazat ushtarake të huaja, jashtë ! Jo pjesëmarrje të vendeve ballkanike në luftërat imperialiste ! Poshtë politika neoliberale e mizerjes që imponon FMN, SHBA dhe Bashkimi Europian ! Jo shovinizëm-Jo shtypje të kombeve ! Paqe dhe solidaritet anti-imperialist midis popujve dhe forcave progressive të Ballkanit dhe tërë botës ! E vetmja prespektivë për popujt : një botë pa shfrytëzim dhe luftë, një botë e çliruar prej kapitalizmit dhe imperializmit-një botë e tillë është e mundëshme dhe e nevojshme ! Rroftë Socialismi ! Rroftë Komunizmi ! |
|