Parimet

24.05.2005

 
Le të fuqizojmë solidaritetin në Ballkan

Ne, Partitë dhe organizatat e mbledhura në Konferencën e Selanikut më 23-24 Prill 2005, pas diskutimit dhe shkëmbimit të informacionit dhe vlerësimit të situatës në shtetet ballkanike, vendosëm krijimin e Konferencës për informacion të ndryshëm, koordinim dhe solidaritet nën emërin “Konferenca e Partive Komuniste dhe Punëtore të Ballkanit”

Qëllimet e konferencës janë:

  • Të sjelllë kontakt dhe informacion të dyanshëm sa më të plotë Partive dhe organizatave komuniste e punëtore në Ballkan.
  • Të bëjë të njohur situatën e klasës punëtore dhe të masave të shtypura.
  • Të shprehë më konkretisht miqësinë, solidaritetin dhe internacionalizmin në këtë rajon.
  • Të mundësojë koordinimin dhe solidaritetin në nivele të ndryshme gjithmonë sipas nevojave që lufta e popujve dhe e komunistëve nxjerr në shesh.
  • Të progresojë luftën anti-imperialiste.

Prandaj konferenca është një strukturë e dobishme në fazën e tanishme të zhvillimit të lëvizjes komuniste dhe punëtore në Ballkan, dhe roli i saj do të jetë vlerësuar në vartësi të kontributit të sjellë prej këtyre forcave të bashkuara përmes luftës për të njëjtat qëllime.

Në konferencë mund të marrin pjesë Parti dhe Organizata komuniste e punëtore prej Ballkanit që pranojnë parimet bazë dhe rregullat e funksionimit.

Parimet bazë- Partitë dhe organizatat pjesëmarrëse:

  • Janë duke luftuar kundër pranisë së imperialistëve në Ballkan sidomos kundër pranisë së NATO-s, po ashtu si kundër imperializmit kulturor dhe “globalizimit” imperialist, i cili sjell pasoja shkatërrimtare për klasën punëtore, popujt dhe kombet e shtypur.
  • Janë duke luftuar kundër neoliberalizmit dhe gjithë politikave që rrjedhin prej vënies së tyre në zbatim nga qeveritë dhe shtetet anti-popullore, reaksionare, të cilat asgjësojnë klasën punëtore në holokaust, duke varfëruar fshatarësinë e vogël dhe të mesme, shkatërrojnë të ardhmen e popujve tanë dhe mjedisin ku ne jetojmë.
  • Ruajnë pavarësisë prej gjithë forcave kundërshtare borgjeye dhe sidomos prej qeverive borgjeze; ato nuk do të kapitullojnë tek armiqtë e popujve tanë, as do të bëjnë kompromise dhe as do të përhapin disfatizëm.
  • Janë duke luftuar kundër gjithë teorive dhe politikave nacional-shoviniste dhe fashiste, duke nxitur në të gjitha rrugët e mundëshme miqësinë dhe shpirtin internaciuonalist midis popujve të Ballkanit.
  • Janë duke përkrahur solidaritetin, ndjenjën e respektit , sinqeritetit dhe barazisë së dyanëshme midis forcave të majta revolucionare.

Rregullat e funksionimit të Konferencës:

  • Të gjithë pjesëmarrësit në konferencë (si Parti dhe Organizata pjesëmarrëse ) janë të barabarta.
  • Prej çdo vendi , më shumë se një Parti dhe Organizatë mund të marrë pjesë, me kusht që të pranojë parimet kryesore dhe rregullat pa krijuar mosmarrëveshje midis pjestarëve të Konferencës Ballkanike.
  • Konferenca e Ballkanit nuk ndërhyn në punët e brendëshme të pjesëmarrësve, as në lidhjet e tyre të dyanëshme dhe shumëanëshme me Parti dhe Konferenca të tjera ndërkombëtare, etj.
  • Konferenca Ballkanike ka për t’u mbledhur së paku një herë në vit me praninë e të gjithë pjesëmarrësve përbërës. Plani i punës dhe rregullat e funksionimit janë ripërcaktuar në çdo konferencë.
  • Rezolucionet e konferencës Ballkanike adaptohen unanimisht. Kjo nënkupton një konsensus dhe mirëkuptim në përpjekje për të zbutur fërkimet në pika të veçanta. Prirja udhëheqëse është gjetja në çdo moment e pikave bashkuese në interes të fatiit dhe nevojave të popujve tanë.
  • Vendimet e Konferencës Ballkanike firmosen nga Organizatat dhe Partitë që i miratojnë. Rezolucionet mund të jenë adaptuar ekskluzivisht kur ka një mirëkuptim të gjerë, bile në qoftë se ato nuk janë firmosur nga të gjithë pjesëmarrësit, ose janë firmosur pjesërisht. Për këtë arësye, gjithë partitë dhe organizatat kanë të drejtë, nëse ato dëshirojnë, të parashtrojnë pikëpamjet e tyre të mospranimit të pjesshëm ose të plotë. Çdo vrejtje e një Partie ose Organizate është përcjellë tek pjesëmarrësit e tjerë.
  • Gjatë intervalit midis konferencave, një grup koordinues prej 3 anëtarësh (plus dy zëvendësuesish) punon , duke shpërndarë dokumenta të ndryshme të gjithë pjesëmarrësve të Konferencës Ballkanike në gjithë subjektet, duke përgatitur mbledhjet. Të gjitha mbledhjet janë të hapura për çdo Parti që dëshiron të marrë pjesë . Grupi kordinues mund të kërkojë ndihmë teknike sekretariale prej pjesëmarrësve.
  • Selaniku është caktuar si qendër e Konferencës Ballkanike. Sidoqoftë, mbledhjet e Konferencës Ballkanike dhe sesionet e grupit koordinues mund të jenë mbajtur kudo ku është e përshtatëshme në një kohë të caktuar.
  • Konferenca Ballkanike mund të vendosë botimin e revistave ose materialeve të tjera , krijimin e faqeve në internet dhe në përgjithësi përdorimin e çdo mjeti që i shërben qëllimeve të saj.
  • Cdo pjesëmarrës Parti/Organizatë kontribuon financialisht për funksionimin e Konferencës Ballkanike, sipas mundësive që ka. Qëllimi është të sigurojë pavarësi financiare të kësaj organizate shumëpalëshe.